MENU
klinika

Një parashikim afatgjatë

Stuhi dhe dëborë në Veri. Ja çfarë e pret Ballkanin!

17.10.2019 - 17:47

Shërbimi i motit AccuWeather ka publikuar një parashikim afatgjatë për dimrin e ardhshëm në faqen e tij zyrtare.

Ndërsa stuhitë e mëdha priten në Mbretërinë e Bashkuar, Skandinavinë dhe pjesën tjetër të Evropës Veriore në dimër, ndryshe raportohet të jetë dimri në Ballkan.

Ballkani duket se do të këtë një dimër të butë dhe pa luhatje të forta të temperaturës, apo reshje të mëdha shiu.

  • Dimër i butë, i qetë në Ballkan

Ndërsa do të ketë shumë stuhi, dëborë dhe valë të ftohta në pjesën më të madhe të Evropës, një dimër mjaft i qetë pritet në Ballkan.

“Do të ketë stuhi, por ato nuk do të jenë aq të theksuara sa vitin e kaluar”, parashikon meteorologu Jason Nichols.

“Rajoni do të ketë periudha të gjata të thata dhe të ngrohta, të pasuara nga stuhi që do të zgjasin ve vetëm një javë dhe pastaj do të kthehet sërish periudha e thatë”, tha meteorologu Tyler Royce.

Stuhitë e shpeshta nuk priten të përfshijnë Adriatikun, sipas meteorologëve të AccuWeather.

“Dimri do të shtojë borën në male, më shumë se vitin e kaluar”, shtoi Royce, ndërsa sa i përkët akullit, valët e tij do të përfshijnë masivisht lindjen e Evropës.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore