MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Tani vetëm kontrolli i armëve mund t’i ndalojë…

09.10.2019 - 13:39

A po shpartallohet kontrolli i armëve bërthamore?

Traktati i Forcave Bërthamore të 1987 (INF) është ‘hedhur poshtë’, marrëveshja bërthamore e Iranit 2015 po ashtu, dhe Koreja e Veriut ka vazhduar të zgjerojë arsenalin e saj bërthamor dhe balistik-raketor.

Për fat të mirë, historia na ngushëllon. Gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë, periudhat e ‘shkatërrimit’ të traktateve të kontrollit të armëve u shoqëruan në mënyrë tipike nga fazat e rindërtimit.

Për të qenë të sinqertë, aleancat historikisht kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Në Evropë, SHBA-NATO parandaloi që bombat të përhapeshin përtej Britanisë dhe Francës. Kur agjencitë e inteligjencës amerikane mësuan në vitet 1970 dhe 1980 se Koreja e Jugut dhe Tajvani kishin programe sekrete të armëve bërthamore, Amerika kërcënoi të mos i mbështeste ushtarakisht dhe ekonomikisht, dhe programet morën fund.

Por presioni brenda aleancës nuk ka asnjë rol lidhur me vende si Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani.

Situata e Iranit është e ndryshme. Duke pasur frikë nga aktivitetet e mëtejshme të pasurimit iranian, SHBA mundën, në teori, të sulmonin objektet bërthamore të Iranit, me supozimin se kërcënimi i veprimit të mëtejshëm të SHBA-së do të pengonte një reagim iranian.

kolana e librave

Por Irani nuk është Iraku apo Siria. Ose drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të tij të ndryshëm rajonalë, Irani mund të nisë një valë agresioni kundër interesave të SHBA, siç dëshmohet nga sulmi i fundit mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, mënyra më e mirë për të parandaluar luftën bërthamore në Gadishullin Korean, është, pra, ndalimi klasik, pra armët konvencionale në det të hapur. Në të njëjtën kohë, dialogu i vazhdueshëm diplomatik do të zvogëlonte rrezikun e një konflikti që mund të lindë nga ndonjë llogaritje e gabuar ose keqkuptim.

Në të kundërt, testi i fundit i SHBA-së i një rakete fluturimi me bazë tokësore të mesme, së bashku me planet e SHBA-së për të zhvilluar një raketë balistike me rreze të ndërmjetme, përshtatet me modelin historik të përdorimit të një arme për të përqendruar vëmendjen e Kremlinit në kontrollin e armëve.

Në këto kohë shqetësuese, është e natyrshme të pyesim nëse kontrolli i armëve ka ecur në rrjedhën e duhur.

Megjithëse shumica e traktateve mbeten në fuqi, regjimi global i kontrollit të armëve është në rrezik. Sidoqoftë, ai ka treguar rezistencë të jashtëzakonshme me kalimin e kohës. Kjo rezistencë do të testohet në muajt, vitet, që do të vijnë.

Bennett Ramberg, një analist i politikave në Zyrën e Departamentit të Shtetit në Zyrën e Çështjeve Politiko-Ushtarake nën Presidentin George H.W. Bush.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!