16.10.2019 - 10:16
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga projekti i Unazës së Re.
Banorët kundërshtojnë vendimin dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.
Në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë ndaj prishjeve të shtëpive ndodhet edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.