MENU
klinika

"Mësuesit po zëvendësohen me sanitarë"

“Tërmet” në Skrapar, shkarkohen 80 punonjës

12.10.2019 - 08:29

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka shkarkuar nga puna rreth 80 punonjës të administratës së bashkisë.

Shkarkimet nga puna kanë vijuar gjatë gjithë muajit Shtator e në vijim, me motivacione nga më të ndryshmet. Mes motivacioneve janë edhe shkurtimet e strukturave por rezulton se postet e punonjësve të shkarkuar me ketë motivacion jo vetëm që nuk janë shkurtuar por janë zëvendësuar me punonjës të tjerë,militantë partie. Deri tani numri i të larguarve nga puna ka arritur në 80,ndërkohë që fati i tyre i pret edhe punonjësit e mbetur sepse shkarkimet po vijojnë. Të larguarit nga puna kanë deklaruar se, janë hequr për arsye politike dhe janë zëvendësuar me militantë partie.

foto galeri

Jonida Saliasi, juriste në bashkinë Skrapar që prej vitit 2014, ka punuar si përgjegjëse e sektorit juridik,burimeve njerëzore dhe prokurimeve dhe gëzon statusin e nënpunësit civil. Në datën 30 Gusht 2019,ajo ka marrë vendimin e shkarkimit nga puna që-sipas saj-është në kundërshtim me ligjin për nënpunësin civil. Ajo shprehet se,ligji për nënpunësin civil nuk i jep “tagër” kryetarit të bashkisë që të dalë me një vendim shkarkimi nga puna,për më tepër me një motivacion absurd që është “ndryshim strukture”. Ajo deklaron se,në pozicionin e juristes nuk mund të ketë “ndryshim strukture”,pasi mund të ketë ndryshime emërtesash por detyrat funksionale të juristit nuk ndryshojnë. Ish/juristja Saliasi deklaron se, Diploma e saj “master shkencor” në Drejtësi është zëvendësuar me një diplomë “bachelor” në Sociologji. Ajo pohon se,janë hequr nga puna rreth 80 punonjës dhe ende po vazhdojnë të hiqen nga puna dhe se,të gjithë këta punonjës janë hequr nga puna për shkak të bindjeve partiake.

Diana Ago, një tjetër e larguar nga puna, ka punuar si arkiviste në Ndërmarrjen e Shërbimit, Pastrimit e Gjelbërimit prej 9-vjetësh. Edhe ajo është hequr nga puna në datën 12 Shtator,me motivacionin “ndryshim strukture”. Ago deklaron se, në Ndërmarrje e Shërbimeve, Pastrimit e Gjelbërimit punonin 18 burra dhe e vetmja që është hequr është ajo, që ishte e vetmja grua që punonte në këtë drejtori. Ajo deklaron se, kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve që të mos hiqen nga puna gratë por ky urdhër i kryeministrit nuk po zbatohet nga kryebashkiaku i Skraparit. Diana Ago denoncon edhe një fakt tjetër “shokues”,duke deklaruar se edhe në shkollat e Skraparit janë hequr mësues profesionist dhe janë zëvendësuar me “sanitarë”.

Bora Hysenbelliu, e cila ka punuar 4-vjet në bashkinë Skraapar në shumë funskione,që nga mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik e deri tek specialiste e Zyrës me një Ndalesë,është pushuar nga puna në datën 30 gusht, me motivacionin “ndryshim strukture”.

Ajo e cilëson në kundërshtim me ligjin shkarkimin nga detyra,duke deklaruar se, nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore,duke filluar nga afatet e njoftimit e deri tek vjetërsia në punë. Sipas Hysenbelliut,Zyra me një Ndalesë ende funskionon dhe në vend të saj është vendosur një punonjëse tjetër.

Të larguarit nga puna kanë deklaruar,se për të kërkuar të drejtat e tyre në lidhje me shkarkimet e bëra nga kryebashkiaku i Skraparit,ata i janë drejtuar Gjykatës.

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, ka deklaruar se,shkarkimet nga puna kanë ndodhur për dy arsye: për shkak të mospërputhjes së profilit arsimor me detyrës dhe për shkak të ristrukturimit të strukturës së adminitratës,që sipas kryebashkiakut Mema ka qënë e papërballueshme financiarisht nga bashkia.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë