MENU
klinika

Akuzohet për…

Thirrjet për luftë mbi varr, mbërrin dosja e Vasilia Kacifas

31.10.2019 - 14:44

Mbërrijnë në prokurorinë e Gjirokastrës materialet hetimore në ngarkim të nënës së Kostandinos Kacifa, që u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi policinë shqiptare.

Materialet për Vasilia Kacifa u referuan nga sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë.

kolana e librave

Vasilia Kacifa akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve të saj për luftë mbi varrin e të birit, në 26 tetor 2018, në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së Kostandino Kacifa. Hetimet për nënën e Kacifas do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastrës.

“Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ishin disa nga fjalët që Vasilia Kacifas tha mbi varrin e të birit.