MENU
klinika

"Presidenti më i lezetshëm në botë"

Tifozët e Celtic ‘dashurohen’ me Metën!

14.10.2019 - 18:47

Presidenti Ilir Meta, nuk e ka mbajtur sekret afeksionin e tij për skuadrën skoceze Celtic, ndërsa dje kreu i shtetit përshëndeti me një postim në twitter, tifozët e kësaj skuadre.

Meta publikoi një video duke xhongluar topin, teksa mbante të veshur fanellën e skuadrës së Celtic.

Ai shkroi: Përshëndetje të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të ‘Celtic FC’, nga brigjet e Durrësit! Përshëndetje!”.

Sigurisht një gjë e tillë nuk u shpëtoi tifozëve skocezë.

Portali i njohur “The Scotich Sun”, ka publikuar disa nga komentet pikante të tifozëve skocezë, të cilët vlerësuan përpjekjet e presidentit të Shqipërisë.

“Ndoshta ju jeni presidenti më i lezetshëm në botë”, ka shkruar njëri prej fansave.

Ndërkohë një tjetër ka shtuar: “Të firmosë për Celtic”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN