Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër. Policia njofton se shtetasi A. T., 47 vjeç, ka plagosur me thikë nipin e tij, 39-vjeçarin A. T
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, por kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes familjarëve.
Vetëm një ditë më parë Dibra u trondit nga një krim i rëndë në familje, pasi shtetasi Sali Dakuci, nga fshati Xibër i Klosit, vrau vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, dhe djalin e këtij të fundit, dhe më pas edhe veten, pas sherrit për drutë e gardhit.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.
Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.