MENU
klinika

Mbrojtësi i Partizanit

Trashi si kuqezi: Reja, ndryshe nga Panucci

18.10.2019 - 14:35

Lorenc Trashi, pasi fitoi titullin kampion me Partizanin, debutoi edhe me Kombëtaren shqiptare dhe shënoi madje edhe gol në fitoren e thellë 4-0 ndaj Moldavisë.

Në konferencën e sotme për shtyp, Trashi rrëfen emocionet si kuqezi: “Ishte grumbullimi i tretë me kombëtaren. I pari ka qenë me Panucci-n, nuk kam debutuar atëherë, por mundësia m’u dha tani.

trashi lorenc
trashi lorenc

Me Rejën ishte komplet ndryshe. Më ka mbështetur shumë, ashtu si dhe çunat. Në momentin që u bë formacioni për ndeshjen me Moldavinë, të gjithë më kanë dhënë kuroja dhe më kanë thënë të luajë qetë.

Aktualisht është edhe Alban Hoxha me mua në Kombëtare. Telushi është grumbulluar, po ashtu edhe Mala. Partizani ka lojtarë shumë të mirë, por çdo lojtar ka një moment të vetin. Unë e them që Kategoria Superiore ka shumë talente me cilësi dhe kush do ta meritojë, e them me bindje të plotë se do t’i vijë momenti”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN