MENU
klinika

'Nobel' për dikë që mbronte autorin e tmerreve

“Tronditëse”/ Basha: Ditë e trishtë për vlerat tona!

11.10.2019 - 13:03

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson tronditëse e revoltuese dhënien e çmimit “Nobel” për shkrimtarin austriak që mbronte dhe justifikonte krimet e Sllobodan Millosheviçit në Europë.

Në një mesazh në anglisht në “Twitter”, Basha thotë se kjo është një ditë e trishtë për vlerat tona.

“20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid.

Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan Basha në “Twitter”.