MENU
klinika

Policia nxjerr detajet

Tronditet Fushë Kruja, shpërthim eksploziv në një banesë

03.10.2019 - 08:53

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Fushë-Krujë.

Sipas informacionit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil, Fushë- Krujë.

Informacion paraprak

Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.