MENU
klinika

Nga The Washington Post

“Trump i ka duart e lara me gjak…”

16.10.2019 - 17:45

Pra, le të kuptojmë diçka, Trump urdhëroi largimin e trupave nga Siria veriore, duke e ditur se Turqia do ta pushtonte territorin ‘e zënë’ nga kurdët.

Por, tani, pasi presidenti turk Erdogan vendosi ta bënte këtë, pra të niste vrasjen e kurdëve, presidenti amerikan vendosi sanksione ndaj Turqisë.

Të hënën, Trump rriti tarifat për importet e çelikut, me 50 përqind.

Nuk ka kuptim të mendosh se Trump nuk e dinte se çfarë qëllimesh kishte Erdogan. Dy liderët folën në 6 tetor, dhe pastaj Trump urdhëroi largimin e trupave. Pastaj ndodhi ajo që dimë të gjithë, Turqia e pushtoi Sirinë.

Departamenti i Shtetit, tha që Trump nuk e mbështeti vendimin, gjë që mund të mos jetë e vërtetë. Por të thuash që nuk e mbështet, nuk do të thotë që nuk bëre që në rrethana të caktuara të ndodhte aksioni.

Por, kush mund të jetë kaq naiv, sa të besojë që ngjarjet e tilla janë rastësore?

Megjithatë, Trump nuk do të bënte asgjë, pa kërkuar diçka. Ai ka tashmë dy kulla në Turqi, kështu që kjo nuk është në listën e tij.

Pra, çfarë do Trump nga Erdogan?

Askush nuk e di, por Trump i ka duart e lara me gjak, që do të thotë se edhe Amerika i ka po ashtut. Pavarësisht gjithçkaje që e motivoi Trump, pasojat tani janë të dukshme. Pasojat e menjëhershme, dihen, por pasojat afatgjata mund të “torturojnë” rajonin, për të mos folur për rolin e SHBA-së në botë, në vitet që do të vijnë.

Falë Trump dhe Erdogan, është e mundshme, që Shteti Islamik, të fillojë riorganizimin. Gjithashtu, forcon regjimin e Bashar Al-Assad, dhe për pasojë Rusinë dhe Iranin.

Natyrisht, Trump, dha urdhrin e tij për tërheqjen e trupave pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga këshilltarët e tij ushtarakë dhe politikë të jashtëm. Duket mjaft qartë se ai nuk ua vuri veshin këshillave të tyre sepse nuk donte t’i dëgjonte.

Gjithashtu, Trump duket se ka dashur t’i pëlqejë Erdoganit.

Nxitja pas gjithë këtij kaosi dhe masakra siç duket ishte dëshira e Erdoganit për të hequr qafe disa prej 3.6 milion refugjatë sirianë që ndodhen në Turqi. Ai dhe Trump me siguri mund të gjenin kauzë të përbashkët për këtë.

Sipas planit të Erdoganit, Turqia do të rivendoste dhe mbikëqyrte rreth 1 milion refugjatë përgjatë zonës kufitare. Nga këndvështrimi i tij, kurdët që jetojnë atje janë terroristë, megjithëse ata luftuan përkrah SHBA dhe trupave evropiane kundër Shtetit Islamik. Kështu që, Erdogan po zgjidh dy probleme, falë Trump, siç duket.

Një gjë është e qartë. Ose ai po kërkon të shpërqendrojë, ose ai nuk është “jashtëzakonisht i qëndrueshëm”, siç pretendon të jetë.

 Kathleen Parker, The Washington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e presidentit turk

Erdogan po lufton kurdët apo terrorizmin?