MENU
klinika

Turizmi rural

Shqipëria në Forumin e Politikave Bujqësore në Ohër

10.10.2019 - 11:44

Forumi i Politikave Bujqësore këtë vit ka në fokus ‘Kontributin e Diversifikimit të Aktiviteteve Ekonomike në Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural në Evropën Juglindore’.

Përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) pjesëmarrës aktive në këtë forum, shprehen se, ky aktivitet po shërben si një platformë e gjerë rajonale për ndërveprim mes vendeve dhe jep rekomandime mbi çështjet e politikave rajonale në bujqësi dhe zhvillim rural në Evropën Juglindore.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Forumi po mbahet në Maqedoninë e Veriut, nga data 9 deri 10 Tetor 2019, organizuar nga Grupi i Përhershëm Rajonal i Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore të Maqedonisë së Veriut.

Në interes të veçantë për AZHBR, u trajtuan arritjet dhe ndikimi i programit IPARD në Ballkanin Perëndimor, përsa i takon rolit të turizmit rural, dhe diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, si dhe potenciali për zhvillimin e ekonomisë lokale të udhëhequr nga komuniteti dhe ngritjen e kapaciteteve hulumtuese për zhvillimin e qëndrueshëm Bujqësor dhe Rural në Ballkanin Perëndimor.