MENU
klinika

Vendimi

Vdekja e Presidentit/ Shtyhet ndeshja e Serie A!

03.10.2019 - 20:53

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, presidenti i Sassuolos, Giorgio Squinzi, ndërsa njerëz të shumtë nga bota e futbollit dhe jo vetëm iu bashkuan ngushëllimeve ndaj familjarëve dhe klubit zijeshil.

Për shkak të kësaj situate, drejtuesit e klubit bënë një kërkesë në Ligë ,që sfida Brescia-Sassuolo, e planifikuar për të premten në mbrëmje, të shtyhej për një tjetër datë.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ligës së Futbollit Italian, që ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur që takimit të luhet më datën 18 dhjetor, në orën 20:45, ndërsa sot u anuluan edhe konferencat për shtyp të trajnerëve të dy klubeve.

Homazhet për Giorgio Squinzin do të mbahen ditën e hënë, duke filluar nga ora 14:45, në Katedralen e Milanos, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të njerëzve nga bota e futbollit dhe jo vetëm.