MENU
klinika

Ngjarje e rëndë

Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

15.10.2019 - 15:50

Fabula e tyre e bukur e dashurisë “shpërtheu” në asfaltin Via dell’Acqua Vergine pasditen e së dielës, në një përplasje që rezultoi fatale për çiftin e të dashuruarve.

Ata udhëtonin me motorr teksa u përplasën me një makinë Mercedes të drejtuar nga A.M, një 34 vjeçar me origjinë rumune.

Christian Milo, me profesion fotograf mode i njohur në radhët e artistëve në të gjithë botën dhe e dashura e tij, modelja shqiptare Stella Vasilika Kërxhalli, 31 vjeç, ishin viktimat e këtij aksidenti të rëndë.

Mësohet, sipas raportimeve të policisë italiane se fotografi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa modelja gjatë rrugës teksa po transportohej për në spitalin e përgjithshëm Tor Vergata.

Ata ishin njohur shtatë vite më parë gjatë realizimit të një sesioni fotografik.

Miqtë thonë se ishin shumë të dashuruar, kishin blerë një shtëpi së fundmi dhe pritej që ata të kurorëzonin dashurinë në altar.

Projekti i fundit i modeles së ndjerë ishte kopertina e revistës “Vogue”, versioni portugez dhe fotot ishin të gjitha të realizuara nga i dashuri i saj, Christian Milo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Modelja më pranë Bieber se kurrë

Përse po shtyhet dasma e Justin dhe Hailey?