MENU
klinika

"Shkarkimi mund të mos jetë i justifikueshëm"

‘Venecia’ i vendos vulën: Meta shkeli Kushtetutën për 30 Qershorin!

11.10.2019 - 13:50

Komisioni i Venecias i ka vendosur vulën raportit për Presidentin Ilir Meta duke deklaruar zyrtarisht se shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit” thuhet ndër të tjera në raportin përfundimtar që u miratua sot dhe që do i dërgohet Komisionit të Posaçëm Hetimor që është ngritur në Shqipëri për të evidentuar shkeljet e kreut të shtetit. Pavarësisht disa amendamenteve të palëve, thelbi i draft raportit të publikuar disa javë më parë ka mbetur i pandryshuar.

Ekspertët e Komisionit të Venecias janë të qartë se Ilir Meta tejkaloi kompetencat me anulimin e 30 qershorit, ndërsa shkelja nëse është e rëndë apo jo vlerësohet nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.

Ilir Meta ndërroi mendje duke dërguar këshilltarët e tij në mbledhjen e sotme të komisionin e Venecias Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali, të cilët deklaruan në seancën që u zhvillua se Presidenti shqiptar respektoi Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve. Po ashtu përfaqësues kishte edhe shumica që i qëndruan akuzave se Meta tejkaloi kompetencat duke shkelut Kushtetutën.

Ndërkohë që Presidenti i Komisionit të Venecias Buquicchio i bëri apel politikës në Shqipëri që të lerë ndasitë dhe të bashkohet në dialog për të mirën e vendit dhe proceset integruese.

“Tashmë opinioni u miratua. Unë bëra thirrje në fund të takimit që të gjitha forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë, sepse ju keni nevojë për stabilitet, keni nevojë të bëheni bashkë për të mirën e shqiptarëve. Politika është politikë, por e rëndësishme është vullneti i shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ju keni konsumuar kaq shumë kohë me konflikte politike”, u shpreh Buquicchio për A2.

Tashmë raporti përfundimtar do i vijë komisionit në Tiranë që drejtohet nga shumica, e cila është e vendosur për të shkarkuar Presidentin, por edhe nëse do të miratohet në Kuvend, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është ngritur.

Ilir Meta pak kohë më parë deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia do ta kapte me shkelje, por më pas ndërroi mendje duke u tërhequr. Ndërsa mbrëmjen e djeshme Meta u shpreh se fjalë e komisionit për atë ka ‘Zero rëndësi, është propagandë’. Sipas Metës, Komisioni i Venecias nuk është në pozitën për t’u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.

  • Thelbi i opinionit të Komisionit të Venecias që doli pak ditë më parë dhe që u miratua sot

– Presidenti shkeli kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne kushtetute e ne ligj.

– Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

– Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).

– Presidenti e tejkaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anulluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato.

Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktoje nëse kjo shkelje është e rëndë apo jo.