MENU
klinika

Flakët nuk po shuhen

Zjarr masiv në Devoll, kërkohet ndihmë nga ajri

28.10.2019 - 10:15

Prej pasdites së djeshme vijon zjarri në pyjet e Devollit, në zonën e Dobërgorës dhe në Nikolicë.

Mësohet se në terren janë 40 punonjës të bashkisë që po vijojnë luftën me flakët me mjete rrethanore, pasi ndërhyrja e zjarrfikëses është e pa mudnur për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë që është kërkuar ndihmë nga ajri.

Fatmirësisht nuk rrezikohen banesat për shkak se ato ndodhen në një zonë më të largët.