MENU
klinika

Me 4 përbërës që i keni në shtëpi

Vuani nga hemorroidet? Ja si t’i trajtoni në mënyrë natyrale!

09.10.2019 - 19:05

Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën e përditshme si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat.

Ndonëse hemorroidet nuk janë një problem që mund të vendosin në rrezik jetën tonë, vlen të thuhet që janë jo pak shqetësuese. Vështirësitë në jashtëqitje dhe gjakrrjedhja janë ndër simptomat karakteristike që paralajmërojnë praninë e hemorroideve. Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes.

Por përpara se të trajtoheni me ilaçe, provoni një prej 4 trajtimeve të mëposhtme:

1.Bëni banjë me kripë:

Personat që vuajnë prej hemorroideve duhet t’i kushtojnë një rëndësi specifike higjienës personale, e cila nuk duhet kufizuar vetëm tek ndërrimi i përditshëm i të brendshmeve. Një metodë shumë efektive për trajtimin e inflmamimit të shkaktuar nga hemorroidet është duke bërë banjë të ngrohtë me kripë. Në një enë, mundësisht legen, shtoni sipas dëshirës ujë të vluar paraprakisht dhe 500 gr kripë. Pasi uji të ketë arritur temperaturën që ju mund të përballoni mund të lani zonën rreth rektumit me të ose thjesht të rrini mbi ujë për 10-15 minuta. Mjekët këshillojnë që ky trajtim të përdoret pothuaj çdo ditë.

2.Përdorni kompresa të ftohta:

Nëse nuk jeni dashamirës të ujit të ngrohtë, mund të provoni kompresat e ftohta me akull. Ky i fundit ka efekt hemostaik, zvogëlon venat e gjakut rreth zonës së rektumit dhe si rrjedhojë redukton sasinë e gjakderdhjes.

3.Trajtoni hemorroidet me hudhra:

Hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike, si psh trajtimi i hemorroidëve. Në një tenxhere të vogël shtoni 1 lugë çaji me mjaltë, 10 thelpinj hudhra të grira imët dhe 3 lugë gjelle me qumësht. Vendoseni të ziejë duke e përzier herë pas here. Kalojini në blender derisa të formohet një masë kremoze, e cila duhet të pushojë në frigorifer për 3 orë. Merrni pak nga sasia e tij çdo mbrëmje dhe lyeni zonën ku keni hemorroide.

4.Aloe vera:

Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga metodat më të mira natyrale për të trajtuar hemorroidet. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh,antiinflamatorësh dhe vitaminë C që trajtojnë këtë problem dhe hidratojnë lëkurën. Mund ta aplikoni direkt duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubtea akulli me xhelin e Aloe veras.