MENU
klinika

Planet për vitin e ardhshëm

Xiaomi do të sjellë së shpejti 10 telefona 5G

21.10.2019 - 19:25

Drejtori i Përgjithshëm i Xiaomi, Lei Jun tha duke folur në Konferencën Botërore të Internetit se kompania e tij po planifikon të lançojë më shumë se 10 telefona 5G në vitin 2020. 

Xiaomi Mi 9 Pro është telefoni i parë i kompanisë 5G i disponueshëm për tregun e brendshëm, ku përballet me konkurrencë të ashpër nga rivali kryesor i tregut të saj, Huawei.

Jun tha që Xiaomi ka rishikuar strategjinë e tyre 5G, duke planifikuar telefona 5G për segmentet e nivelit të ulët, të mesëm dhe premium, në vitin 2020.

Sipas Canalys, Xiaomi mban 11.8% të tregut të telefonave inteligjentë në Kinë në tremujorin e dytë të vitit, nga 13.9% në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sidoqoftë, në Evropë, Xiaomi po bëhet gjithnjë e më popullor pasi pjesa e saj e tregut është rritur nga 6.5% vitin e kaluar në 9.6% në 2019.