MENU
klinika

NBA

Ylli i Lakers mund të humbasë derbin në start

15.10.2019 - 16:59

Së shpejti pritet të nisë NBA, por ende pa startuar sezoni 2019-2020 vjen dëmtimi i parë për skuadrën e Lakers, një nga favoritet për titullin kampion në NBA.

Basketbollisti Anthony Davis, i ardhur këtë verë, është dëmtuar në kyçin e dorës së djathtë. Dëmtimi erdhi në miqësoren që Lakers luajtën ndaj Brooklyn (skuadra e Nets toi 91-77). Davis e la në mes ndeshjen, ende pa u mbyllur pjesa e parë.

anthony davis
anthony davis

Nuk dihet se sa kohë Anthony Davis do të qëndrojë jashtë fushave edhe pse rezonanca tregoi së dëmtimi nuk është i rëndë. Bëhet fjalë për një ndrydhje të shkallës së parë, duke evituar këputje të ligamenteve.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse ylli i Lakers dhe NBA-së do të jetë në fushë për ndeshjen e parë sezonale, derbin e Los Angelos, ndaj Clippers.