MENU
klinika

Pas vendimit për negociatat

Zaev jep dorëheqjen?

18.10.2019 - 14:37

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen, kështu ka shkruar “ansa”, e cila u referohet burimeve diplomatike në samitin e BE-së.

Por mesa duket ky lajm, nuk është i vërtetë.

Siç shkruan Gazzeta Express, Zaev ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritar, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Ai madje ka thënë se kjo të ishte një dëmotivim për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së