Mungesa e Florit për muaj të tërë në muzikë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve madje disa portale shkuan deri në ekstremitete duke thënë se kantautori i famshëm është “i zhytur në borxhe”.
Flori u rishfaq pak javë më parë me një video në Instagram, duke premtuar se do të rikthehet në muzikë. Nuk vonoi shumë dhe ai tregoi projektin e ri mbi të cilin kishte punuar, dhe që vjen në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe Brunon.
Po çfarë ka bërë Flori gjatë gjithë kësaj kohe që i ka munguar tregut muzikor shqiptar?
View this post on Instagram
Coming soon? @iamflorimumajesi @iambrunooooo @imaginefilms @salloninjomza @valdrinsahitiofficial
Flori gjithë këto kohë “nuk është bërë ‘i gjallë’ për shkak të një pune intensive në studio dhe së shpejti pritet të dalin projekte të reja nga ai”.
Pra Flori duhet të ketë shumë surpriza për ne tani që do të rikthehet me këngët e tij që shndërrohen gjithnjë në hite.
Surprizën e parë duket se do ta marrin shumë shpesh, pasi bashkëpunimi me Brunon dhe Shkurten duket se është gati.