MENU
klinika

"Në një rajon që vuan..."

Zgjedhjet dhe fitorja e Albin Kurtit, Meta mesazh për Kosovën

07.10.2019 - 09:18

“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, kështu e ka quajtur presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjithe sa ndodhi me procesin zgjedhor dje në Kosovë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Meta, thekson se Kosova i dha një shembull mbarë botës, për demokracinë në rritje, “në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”

Mesazhi i Metës

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! ???

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN