MENU
klinika

Nga Financial Times

Zgjerimi i BE-së/ Propozimet e Macron për të hequr veton

28.10.2019 - 12:33

Gazeta ndërkombëtare, Financial times,  ka publikuar një artikull në lidhje me moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për veton e vendosur nga Franca.

Artikulli është shkruar nga profesor Zaiki Laidi ekspert i marrëdhënieve ndërkombetare dhe politike dhe ish këshilltar i presidentit francez në vitet 2014-2016.

Ai thotë se vetoja e Macron nuk lidhet me vlerësimin e vendeve kandidate por me problemet e hershme të BE, me një problem politik shumë thelbësor: thellimin e mekanizmave të integrimit në këmbim të zgjerimit.

Zaiki Laidi thotë se Franca bëri nje gabim historik me veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë por ndërkohë duhen korrigjuar disa mangësi instituciaonale të këtyre dy vendeve, të cilat me siguri do të zgjasin një dekadë.

Sipas tij, për të hequr veton, Franca mund të bej propozime konkrete: zëvendësimin e unanimitetit me votimin e shumicës së kluaifikuar në dy fusha kryesore: politikën e jashtme dhe taksimin. Pasi të arrihen këto dy rezultate nuk ka më asnjë arsye për të mos vazhduar me procesin e zgjerimit, i cili megjithatë duhet të jetë i kujdesshëm.

“Europa është një ndërtim politik vullnetar, jo një institucion i ndërtuar për të promovuar miqësinë midis popujve”shkruan eksperti francez.