14.10.2019 - 10:30
Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë paraditen e sotme, ku mësohet se po diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Mësohet se, kjo mbledhje vjen një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu mbledhja e Kryesisë së PS, vjen teksa më 18 tetor do të vendoset nëse do i çelet drita jeshile vendit tonë dhe Maqedonisë, për hapjen e negociatave.
Pikërisht lidhur me këtë çështje pritet të diskutohet gjatë saj.