MENU
klinika

"Aplikoni për investime në Fermat Bujqësore"

Zhvillimin e sektorit Agro-Ushqimor, Balla thirrje fermerëve

27.10.2019 - 14:43

Sektori i bujqësisë konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në prezantimin e skemës së granteve “IPARD II 2014 – 2020” për zhvillimin e sektorit Agro-Ushqimor në Elbasan, kreu i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla vlerësoi punën e AZHBR, sidomos në transparencën e ofrimit të fondeve.

foto galeri

“Deri në dy vite më parë AZHBR ishte një institucion ku mungonte tërësisht transparenca dhe mënyra e administrimit të mirë të fondeve, një garanci kjo e domosdoshme, në një rrugë të rëndësishme të angazhimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. IPARD-i është padyshim një shkollë e rëndësishme, të cilën ne duhet ta kryejmë më së miri, për të treguar kapacitetet absorbuese tonat përsa i përket fondeve të BE-së.”, pohoi socialisti.

foto galeri

kolana e librave

Zyrtari i lartë socialist u bëri thirrje fermerëve të përfitojnë nga skemat e financimeve dhe të shtojnë prodhimet e tyre.

“Ne duhet të riorientohemi me nevojat që ka tregu dhe dua të ndaj me ju disa shifra domethënëse, përsa i përket suksesit të mirë administrimit të ri të AZHBR-së nën drejtimin e Frida Krifcas. Për vitin 2018, vetëm në Elbasan kemi 5 përfitues me një fond prej 662 300 eurosh, që vetëm për Elbasanin është një shifër domethënëse”, tha Balla.

foto galeri

Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Qarku i Elbasanit duhet të fokusohet tek prodhimi i Bimëve Aromatike Mjekësore, përpunimi në fermë dhe tregtimi direkt i produkteve bujqësore, në akuakulturë, zhvillimin e rurizmit rural, zejtari dhe industri prodhuese, si dhe në prodhimin e energjisë së rinovueshme.