MENU
klinika

Ja ndryshimet

Zyrtare/ Prezantohet trajneri i ri i Milanit!

09.10.2019 - 19:31

Milani ka prezantuar trajnerin e ri, Stefano Piolin ditwn e sotme. Stefano Pioli ka marrë drejtimin e kuqezinjve zyrtarisht dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me “Djallin”. Do të përfitojë 1,5 mln euro në sezon dhe, në rast se arrihet zona Champions League, do të ketë edhe 500 mijë euro bonus.

Trajneri i ri zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin ditën e sotme në orën 15:00, ku dhe u njoh me lojtarët. Ndërkohë, ajo që pritet me interes është edhe mënyra se si do të luajë Pioli me kuqezinjtë.

Trajneri emilian preferon skemën 4-2-3-1, por edhe 4-3-3 nuk përjashtohet. Nëse do të luhet me 4-2-3-1, e sigurt është që përpara mbrojtjes pritet të luajnë Bennacer dhe Biglia, me Franck Kessie që do të mbetej në stol.

Biglia është një ndër të preferuarit e trajnerit të ri, mjafton të kujtojmë faktin që argjentinasi ishte kapiten i Lazios në kohën që Pioli drejtonte kryeqytetasit. Dyshimet më të mëdha janë te treshja që do të luajë më e avancuar, ku pritet që sipas gjasave të luajnë Suso-Paqueta-Rebic. Sulmi gjithashtu do të ishte një garë e fortë, ku Leao dhe Piatek do të luftonin për një vend titullari, me polakun disi më të avantazhuar.

Ndryshe do të paraqitej gjendja nëse Pioli do të zgjidhte të luante me 4-3-3. Paqueta do të bashkohej me Bennacer e Biglia në treshen e mesfushës, ndërsa në sulm do të luanin Suso-Piatek-Leao, me Rebic e Bonaventura si alternativa.

Gjithsesi, edhe pse drejtuesit nga “San Siro” sapo e kanë emëruar trajnerin e ri, tifozët e Milanit janë të tërbuar dhe kanë vërshuar në komente negative nëpër rrjete sociale. “Pioli out” është edhe komenti më i përdorur nga fansat kuqezinj, të cilët janë të revoltuar në maksimum me drejtuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN