MENU
klinika

Problemet në qytete

30 minuta shi i dendur, dhe jugu ‘noton’ në ujë

09.11.2019 - 22:16

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë dhe në Sarandë kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteteve.

Mësohet se në qytetin e Vlorës kanë sjellë probleme në rrugën “Albano dhe Romina”, në rrugën e portit në zonën e skelës.

Në këto qytet kalimi bëhet me vështirësi, e ndërsa mësohet se makinat e Ujësjellës Kanalizime kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.

Ndërkohë, edhe në Sarandë situata paraqitet e njëjtë.

Kanë mjaftuar 30 minuta shi dhe në disa rrugë ka vërshuar uji.