MENU
klinika

Dokumentet dhe procedurat e nevojshme

4 hapat për të përfituar strehimin në hotel

30.11.2019 - 15:03

Ndërkohë që kemi ende bilanc paraprak për situatën e dëmeve të termetit katastrofik në vend, që la pas 51 viktima, kryeministri Edi Rama ka përseritur edhe sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, se banorët e prekur nga tërmeti do te strehohen në hotele. 

Në çadra sipas tij, do të rrinë vetëm ata banorë që nuk duan të shkojnë në hoetele për shkak të lidhjes me token, apo bagëtinë, e atyre do t’u sigurohen çadra të standardeve si te ishin qytetare te BE-se.

Per te gjithe ata banore qe jane te interesuar te shkojne ne hotel, duhet te mbajne parasysh këto hapa. Ja çfarë duhet të bëjnë:

Ja hapat qe duhet te ndiqni per t’u strehuar ne hotele

1. Drejtohuni tek njësia administrative
2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim
3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli
4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit