MENU
klinika

I gjeni lehtësisht në treg

5 çajrat aleate të një gjumi të mirë

18.11.2019 - 19:28

Mund të na ndodhë që të kemi kaluar një ditë të lodhshme dhe kur vëmë kokën në jastëk, përsëri gjumi nuk na zë. Dhe kjo është mënyra më e keqe për të mbyllur ditën.

Ndoshta është momenti kur duhet të kujtojmë një prej këshillave të gjyshes: Pi një filxhan çaj të nxehtë para gjumit. Dhe këtë e këshillon edhe themeluesja e institucionit Nyoutrition: “Një filxhan i mirë çaji është një sinjal i këndshëm për shqisat tuaja se darka mbaroi dhe ditës suaj i erdhi momenti të mbyllet”, shprehet R.D.N Boules.

Vetëm sigurohuni të zgjidhni çajra bimore ose pa kafeinë, shumë prej të cilëve kanë benefitet e shtuara e të siguruarit antioksidantë dhe forcojnë imunitetin. Gjithashtu ato janë një mënyrë e mirë për t’u hidratuar.

Kamomili

Nuk besojmë që kjo ju vjen si surprizë—kamomili është një top zgjedhje kur është fjala për të pushuar mirë. Kamomili është një bimë që siguron përfitime mjekësore dhe lidhet me një efekt qetësues i cili ju ndihmon të mbyllni më së miri një ditë frenetike. Kamomili ka treguar se përmirëson cilësinë e gjumit tek disa njerëz. Studime të tjera kanë treguar se kamomili jo vetëm që na ndihon të flemë më mirë, por redukton dhe nivelin e stresit.

Çaji jeshil pa kafeinë

Ashtu si dhe çaji tjetër jeshil (varianti me kafeinë) ky çaj përmban një përbërës të quajtur L-theaninë i cili promovon ndjesinë e relaksimit dhe është ajo që ju duhet për t’ju ndihmuar të flini. Një studim i 2017-ës ka zbuluar se evitimi i kafeinës dhe marrja e L-theanine, funksionojnë si një çelës magjik për të përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të reduktuar stresin.

Çaji i valerianës

Çaji i rrënjës së valerianës është një opsion i fortë kur keni nevojë për një natë me një gjumë të mirë. Në një studim për efektet e këtij çaj, 80% e pjesmarrësve raportuan përmirësim të gjumit në krahasim me pacientët që merrnin tableta. ‘Përtej të gjithë përbërësve qetësues, ne duhet të kuptojmë që çaji i ngrohtë është një ritual qetësues i cili na orienton drejt një nate me pushim të mirë’, shprehet Cassetty.

Livanda

Nëse keni nuhatur ndonjëherë vaj esencial livande, i keni ndjerë patjetër vetitë terapeutike të tij për qetësimin e mendjes. Dhe e njëjta gjë është edhe me çajin. Mos harroni ta bëni pjesë të arsenalit tuaj të mirëqenies.

Çaj me xhinxher dhe fara finoku

Zakonisht çajrat që promovojnë një tretje më të mirë, sigurojnë edhe një gjumë më të mirë, pasi shpesh herë cilësia e gjumit na prishet nga problemet me tretjen. Çaji me xhinxher dhe fara finoku e bën të lumtur aparatin tuaj tretës.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”