MENU
klinika

Disa këshilla

5 ushqimet për buzëqeshje të përsosur

06.11.2019 - 19:39

Për të pasur dhëmbë të bardhë të shëndetshëm,  duhet një kujdes i vazhdueshëm.

Kini parasysh të shmangni kafen, pijet me gaz, alkoolin, duhanin dhe sheqerin në tërësi nëse doni të keni dhëmbë të fortë si shkëmbi deri në pleqëri.

Janë 5 ushqime që garantojnë një buzëqeshje të përsosur.

Portokalli
Fërkoni dhëmbët me lëkurë portokalli njëjtë si me furçë. Kjo metodë lufton edhe krijimin e gurëzave.

Luleshtrydhe
Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues.

Brokoli
Vlerat e tyre ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin,  ndihmon në largimin e njollave e baktereve të dëmshme.

Karota
Ngrënia e karotës së papërpunuar është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve. Efekti do jetë mahnitës.

Djathi
Acidi laktik që gjendet tek djathi do të ndihmojë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes.