MENU
klinika

Është një domosdoshmëri

5 ushqimet që duhet të hash kur je e shkatërruar emocionalisht

12.11.2019 - 18:48

Jeni zgjuar sot në anën e gabuar të shtratit? Apo dikush ju ka mërzitur pa arsye? Ne të gjithë kemi ditë të tilla, me gjendje shpirtërore të pashpjegueshme, e të tmerrshme, pra pa arsye të dukshme.

Por, mos kini frikë! Ju mund ta gjeni rrugën tuaj të lumturisë, mjafton ndonjëherë edhe një ushqim i zgjedhur ose një produkt që ju ngre hormonet e kënaqësisë dhe lumturisë. Këtu janë pesë prej tyre “MUST” thonë nutricienët në të gjithë botën. Sidomos kur jeni në gjendje “down” emocionale, ato mund të jenë shpëtimi juaj!

1. Arrat e Brazilit

Janë një nga burimet më të mira të selenit mineral dhe studimet kanë treguar që njerëzit që kanë rritje të niveleve të depresionit, nervozizmit, ankthit dhe lodhjes duhet t’i konsumojnë ato në masë. Sa shumë duhet? Gjithë sa nevojiten janë tre arra braziliane për të marrë RDA-në tuaj të selenit. Konsumojini ato në mëngjes me një banane ose copëtojini sipër një sallate. Janë “yummy”!

2. Vaj peshku

Njerëzit të cilët kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3 mund të jenë më të ndjeshëm ndaj depresionit dhe gjendjes shpirtërore të ulët, sipas studimit, pasi këto acide yndyrore përbëjnë një përqindje të madhe të indeve tona të trurit. “Rreth 60 përqind e peshës së thatë të trurit është yndyrë dhe rreth 30 përqind të asaj në formën e omega 3”, thotë Dr. Eva Cyhlarova, drejtuese e studimit në Fondacionin e Shëndetit Mendor. Salmoni dhe sardelet nëse konsumohen rregullisht do ta mbajnë trurin tuaj të shëndetshëm dhe do të përmirësojnë gjendjen tuaj duke i mbajtur fleksibël qelizat e trurit, kështu që kimikatet e mesazheve të trurit e neurotransmetuesit mund të funksionojnë në mënyrë më efektive.

3.Bananet

Ato përmbajnë aminoacidin triptofan, si dhe vitaminat A, B6 dhe C, fibra, kalium, fosfor, hekur dhe karbohidrate. Karbohidratet për rritjen e humorit ndihmojnë në thithjen e triptofanit në tru, ndërsa vitamina B6 ndihmon në shndërrimin e triptofanit në serotoninën e ngritjes së humorit. Kjo ndihmon për të rritur gjendjen shpirtërore dhe gjithashtu ndihmon për të bërë një gjumë më të qetë.

4. Thjerrëzat

Janë shumë të shijshme dhe të këshillueshme nga dietologët në të gjithë botën! Njësoj si edhe bananet, për shkak të karbohidrateve komplekse, ato ndihmojnë në prodhimin e serotoninës dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke mbajtur gjendjen tuaj konstante. Dhe së fundi, thjerrëzat mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të hekurit tuaj, gjë që do t’ju japë një energji të këndshme.

5. Çokollata e zezë

Ka një arsye pse çokollata gjithmonë duket se i bën gjërat më mirë. Një copëz e vogël me çokollatë të zezë bën që truri të lëshojë endorfinat dhe të rrisë nivelin e serotoninës. Në një studim të fundit, 30 personave iu dhanë 40 gramë çokollatë të errët, gjatë 14 ditëve. Rezultatet treguan se ngrënësit e çokollatës prodhuan më pak hormone stresi dhe nivelet e tyre të ankthit u ulën.