MENU
klinika

Në moshën 28-vjeçare

6 muaj pasi tentoi vetëvrasjen, gjendet e vdekur këngëtarja

24.11.2019 - 20:56

Aktorja dhe këngëtarja koreane, Goo Hara, është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul këtë të diel, sipas burimeve të policisë.

28-vjeçarja është e njohur si një prej anëtareve të grupit muzikor të grupit K-Pop, i krijuar qysh në vitin 2008.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dy javë pasi Hara u kthye në skenë pas një periudhe të gjatë rikuperimi në spital.

6 muaj më parë, këngëtarja tentoi vetëvrasjen.

Hara u gjet në shtëpinë e saj në zonën e pasur Cheongdam-dong rreth orës 6 pasdite, me orën lokale, të dielën.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja kishte organizuar një rikthim në Japoni, duke vizituar vendin, nga 14 deri më 19 nëntor, për të promovuar single-in e saj të ri.

Hara nuk është e para anëtare e K Pop që ndien presionet e mëdha të vëmendjes në industrinë e diskutueshme muzikore. Jo më larg se një muaj më parë, Sulli, këngëtarja 25-vjeçare, ish-anëtare e bandës së vajzave, u gjet e vdekur në banesën e saj, pasi luftoi me ‘depresionin e rëndë’.

Postimi i fundit në Instagramin e Hara-s, i ndarë për 1.5 milionë ndjekës, ishte të shtunën. Një foto e vetes në shtrat, bashkë me statusin “Natën e mirë” për të gjithë fansat e saj.