MENU
klinika

Homazhe tek memoriali i ish-të përndjekurve politikë

75-vjetori i çlirimit të Tiranës, përulet Basha

17.11.2019 - 11:02

Në një kohë kur sot shënon 75-vjetori i çlirimit të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike ka kujtuar këtë ditë të shënuar për kryeqytetit.

Lideri i opozitës, shoqëruar dhe nga demokratë të tjerë dhe jo vetëm, ka mbajtur homazhe përpara sheshit para Institutit të të Përndjekurve Politikë.

Nën tingujt e himnit kombëtar, Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit, ku ka vendosur edhe kurora me lule.

Ndonëse ditët si kjo e sotmja janë të veçanta, partitë politike vendosin që të zhvillojnë homazhe të ndara.