MENU
klinika

Ja çfarë tha për ish-bashkëshorten

A do të martohet Roberti sërish me Norën? Përgjigja na befasoi

24.11.2019 - 15:37

Këngëtari dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Nora Istrefit, ishte mes të ftuarve në emisionin “Shiko kush luan”. Roberti, përveçse na konfuzoi paksa me Lei Krajën, foli edhe për Norën.

Gjatë lojës ku i duhet të zgjidhte mes vajzave të njohura të showbiz-it për t’u martuar, atij i doli para edhe fotoja e Norës.

A do të martohej ai sërish me ish-bashkëshorten?

“Ta di që kaloj 14 vite të bukura, si ato që kam kaluar me Norën, isha martuar prapë, por njeriu në jetë bëhet vetëm një herë budalla, kështu që nuk do të martohem. Ju lutem mos më martoni”, -është shprehur ai me humor.

Për sa i përket tatuazhit me emrin e Norës që Roberti ka në krah, ai u shpreh se do ta mbajë gjithë jetën dhe në dorën tjetër do të bëjë vajzën, Rene dhe sërish Norën.

Ndërsa gjatë rubrikës “Haje ose ndaje”, Roberti u ngacmua sërish për ish-bashkëshorten. Ai u pyet nëse kënga e Festivalit të RTSH-së është një dedikim për Norën.

“Fajtore për këngën është Fifi… Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen, sidomos kur ka fëmijë në mes, ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë”, -u shpreh Roberti duke mos lënë më vend për dyshime rreth marrëdhënies së tij të shkëlqyer me Norën.