MENU
klinika

Përplasja fatale

A do të shpërndajë Parlamentin? Përgjigjet për herë të parë Ilir Meta

14.11.2019 - 22:16

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë në studion e “Opinion” se kryeministri Edi Rama kërkon një njeri në krye të shtetit që të hedhë dy-tre firma, por siç tha ai, ai duhet ta harrojë këtë. Meta thotë se është i bindur se do të qëndrojë në atë zyrë deri në 20

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma ne atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptareve dhe interesat e kombit. Ta harroje! Sa te jem unë në atë zyre deri ne 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vije koha te flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsëris ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”, theksoi Meta.

I pyetur për rishpërndarjen e parlamentit, kreu i shtetit deklaroi: “Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë. Askush nuk beson tek ata deputetë. Shumë nga deputetë të mazhorancës që kanë eksperiencë u ka ikur vlera. Ai Parlament është vetëshpërndarë. Unë kam treguar respekt për Parlamentin. Unë kam vajtur edhe tek komisioni i paligjshëm për të respektuar Parlamentin”, theksoi Meta.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Respekto vendimet, i detyruar t’i përmbahet listave të KED!"

Dvorani i përgjigjet ashpër Metës: Respekto Kushtetutën!