MENU
klinika

Detaje interesante

“Aerodromi” i Shijakut në Luftën II dhe fantazitë e Luftës së Ftohtë

17.11.2019 - 17:11

Vitet 1960-80, kështu u mashtrua Forca Ajrore e SHBA me të dhëna të rreme për “MiG-21” dhe bateri raketash tokë-ajër SA-2 në një pistë me bar.

Para vitit 1944 në Shqipëri kishte gjithsej 21 aerodrome, pista, sheshe për ulje emergjente, stacione hidroplanësh dhe vend-ankorime hidroplanësh ushtarakë.

Fakte dhe foto të bujshme, pak të njohura për rrëzimin e një avioni në Pezë në vitin 1943, bazën e hidroplanëve gjatë Luftës I Botërore

Aviacioni shqiptar dhe spay lojrat në fantazitë e Luftës së Ftohtë

Për shkak të mbylljes së Shqipërisë gjatë regjimit komunist, të huajt nuk kanë pasur informacione të sakta. Kjo ka bërë që ndoshta zbulimi i jashtëm i ushtrisë dhe Sigurimi Shtetit të kenë furnizuar deri dhe aviacionin strategjik amerikan me të dhëna të rreme. Nuk përjashtohet që të arratisurit mund të kenë dëshmuar gjëra të pavërteta me “MiG-21”-sha dhe bateri raketash tokë-ajër SA-2. Madje edhe antenat e radio Tiranës në gjuhë të huaja në Shijak konsideroheshin si antena radiosh të “Mig”-ëve dhe raketave!

Historiani amerikan Henry L. deZeng IV, është autor i librit “Luftëaffe Airfields 1935-45, Albania” (Aerodromet e aviacionit ushtarak gjerman në vitet 1935-45. Shqipëri), botuar në vitin 2015. Nëpërmjet dokumentacionit të pasur arkivor, deZeng IV jep një pasqyrë interesante historike, me fakte pak apo aspak të njohura, mbi aerodromet ushtarake, të ndërtuara fillimisht nga italianët.

PAK HISTORIK

Ai shkruan se aviacioni në Shqipëri i ka fillimet në vitin 1914 kur qeveria bëri përpjekje të blinte 3 avionë në fillim të Luftës së Parë Botërore, por porosia u anulua për shkak të mungesës së fondeve. Nuk kishte asnjë veprimtari të mëtejshme të aviacionit ushtarak nga qeveria shqiptare deri pas Luftës së Dytë Botërore. Kurse shërbimet ajrore komerciale (civile) në Shqipëri filluan në vitin 1924 nga “Adria-Lloyd”, një firmë gjermane, por disa vjet më vonë kompania ajrore italiane “Ala Littoria” i mori në pronësi dhe krijoi monopol. Tirana dhe Vlora ishin aeroportet e vetme si të tilla deri në mesin e viteve 1930, ndonëse disa sheshe uljeje dytësore u përdorën gjithashtu gjatë muajve të verës. Ushtria italiane filloi ndërtimin e disa pistave shtesë dhe përmirësimin e aerodromeve ekzistuese në fund të vitit 1939 dhe fillimin e vitit 1940 në kuadër të përgatitjeve për planeve ofensive të Musolinit në Ballkan, veçanërisht në Greqi. Sulmi ndaj Greqisë filloi më 28 tetor 1940 dhe përfundoi pa sukses në prill pas një viti, pasi grekët kishin rimarrë vendet e pushtuara fillimisht nga Italia. Që nga ajo kohë deri në kapitullimin e Italisë, më 8 shtator 1943, autoritetet italiane të pushtimit bënë shumë për krijimin e disa aerodromeve të Shqipërisë, por kjo ndodhi gjatë pushtimit gjerman të vendit nga shtatori 1943 deri në tetor 1944.

Në nëntor 1943, në listën e aerodromeve aktive gjermane në Shqipëri identifikohen vetëm 5 – Kuçova, Vlora, Tirana, Shijaku dhe Shkodra – me vetëm Kuçovën, Shkodrën dhe Tiranën në përdorim.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte gjithsej 21 aerodrome, pista, sheshe për ulje emergjente, stacione hidroplanësh dhe vend-ankorime hidroplanësh.

SHQIPTARËT DINË PAK, MERREN TË HUAJT DHE PSE ME FANTAZIRA

Ndërkaq tërheqin vëmendjen të dhënat mbi një fushë uljeje avionësh luftarakë në Shijak, por historiografia shqiptare ushtarake ka folur pak ekzistencën e këtij aerodromi (“Aerodromi i Shijakut quhej ndryshe Fusha e Belikut, u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndodhej në perëndim të qytetit. Ai përdorej për aeroplanët bombardues. Aerodromi kishte një ofiçinë për riparime të vogla të rastit. Nuk kishte pistë betoni dhe fluturimet kryheshin në fushë”. Kurse specialisti i riparimit dhe gatishmërisë së avionëve “Mig”, Fillota Koruni ka deklaruar në shtypin e shkruar: “në Shijak… ne zhvillonim fluturime natën me aeroplanët P-2, në pranverat e viteve 1953-54. Kurse ish-drejtori i muzeut historik të Shijakut Niko Sudar thotë se pas vitit 1944 fusha me bar e aviacionit nuk ka funksionuar. Pas krijimit të kooperativës bujqësore të Shijakut në vitet 1950, ish-“aerodromi” u mboll me kultura bujqësore).

Nga ana tjetër, disa rrjete sociale anglisht-folëse të specializuara për historinë e aviacionit në botë janë marrë edhe me pistën e Shijakut, por me pasaktësi dhe fantazira të pabesueshme. Sipas historianit profesionist Henry L. deZeng IV në librin e cituar “Aerodromet e aviacionit ushtarak gjerman në vitet 1935-45. Shqipëri”, ky aerodrom i vogël (me përmasa afërsisht 1600 x 1600 metra, me një formë të çrregullt ose rrethore) është ndërtuar në fund të viteve 1930, i përdorur në vitin 1940 për një kohë të shkurtër nga një avion italian njëmotorësh, i mbyllur për zgjerimin dhe ndërtimin dhe që nuk u hap deri në prill / maj 1943. Më 21 maj 1944, si rezultat i një sulmi me gjuajtës-bombardues nga forcat aleate u dëmtuan 1 hangar, 10 automjete transporti dhe u vranë 3 veta. Këtu mbyllet historia në pistës ushtarake të Shijakut.

Por sipas portalit “forgottenairfields”, koordinatat e pistës së Shijakut ishin 41°21’47″V 019°36’42″L, pa cituar burime, kurse historiani Henry L. deZeng IV jep këto koordinata sipas arkivave gjermane: 41 19 50 V – 19 33 10 L. Edhe për përmasat e fushës ka kundërthënie. “forgottenairfields.com” jep shifrat: “1000×75 m (sipas vlerësimeve) – e panjohur”, ndërsa deZeng IV: “1600 x 1600 metra”!

Portali “forgottenairfields” shkruan se “pista e Shijakut… nuk dihet kur u ndërtua, por ajo ekzistonte tashmë në vitin 1943. Në atë kohë ishte aerodrom i Lyftvafe-s (Luftëaffe – forca ajrore e Gjermanisë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore) që u bombardua shpesh nga Forca Ajrore e 9-të aleate nga Italia e Jugut. Ka të ngjarë që është ndërtuar midis viteve 1940 dhe 1942 nga “Regia Aeronautica” dhe u mor nga gjermanët kur Italia iu dorëzua Aleatëve”.

DIZINFORMIMI

Për shkak të mbylljes së Shqipërisë gjatë regjimit komunist, të huajt nuk kanë pasur informacione të sakta. Kjo ka bërë që ndoshta zbulimi i jashtëm i ushtrisë dhe Sigurimi Shtetit të kenë furnizuar deri dhe aviacionin strategjik amerikan me të dhëna të rreme. Nuk përjashtohet që të arratisur mund të kenë dëshmuar gjëra të pavërteta me “MiG-21”-sha dhe bateri raketash tokë-ajër SA-2. Madje edhe antenat e radio Tiranës në gjuhë të huaja në Shijak konsideroheshin si antena radiosh të “Mig”-ëve dhe raketave!

Kështu, po sipas portalit “forgottenairfields”: “Në vitin 1960, pista e Shijakut figuron në një dokument planifikimi të USAF-it (inicialet për “United States Air Force”.- Forca Ajrore e SHBA). Rreth vitit 1980 figuron në revistën “Ëorld Air Forces Directory of Flight International” si aerodrom që dispononte “MiG-21”-sha. Megjithëse ishte një aerodrom në Shijak, pretendimi për MiG-21-sha është tejet i pabesueshëm, pasi pista e gjatë aq sa duhet për avionë gjuajtës reaktivë me rendiment e shpejtësi të lartë. Informacioni i “Flight International” i botuar disa vjet më vonë (MiG-19) duket më i mundshëm. Nuk janë gjetur fotografi të aeroportit gjatë përdorimit. Për arsye të panjohura, shqiptarët vendosën të mos e zgjerojnë aerodromin. Përkundrazi, e shndërruan në kompleks SA-2 raketash tokë-ajër. Nuk dihet kur u largua njësia SA-2. Fotografia ajrore e vitit 2002 tregonte një radhë antenash radioje rreth skajeve perëndimore dhe veriore të terrenit. Disa antena më të vogla mund të gjenden në të dy anët e rreshtit të antenave të mëdha të pozicionuara në formë gjysmëhëne. Një antenë e vetme e madhe gjendet në anën lindore të fushës. Me sa duket se është ndërtuar një biznes në skajin verior të pistës. Statusi aktual i ish-aerodromit është i panjohur”.

Box / Pista e Shijakut sipas historianit Henry L. deZeng IV

Shijak (ose Tiranë-Shijak, Durazzo-Shiak, Shiak, Shjac, Sejak, Arrigi)

Të dhëna të përgjithshme: aerodrom në Shqipërinë qendrore-perëndimore rreth 22.5 km në P. të qendrës të qytetit të Tiranës, 9.25 km në lindje të qendrës së qytetit të Durrësit dhe 1.5 km në jugperëndim të qendrës së qytetit të Shijakut.

Historia: i ndërtuar në fund të viteve 1930, i përdorur në vitin 1940 për një kohë të shkurtër nga një avion italian njëmotorësh, i mbyllur për zgjerimin dhe ndërtimin dhe që nuk u hap deri në prill / maj 1943.

Përmasat: përafërsisht 1600 x 1600 metra, me një formë të çrregullt ose rrethore.

Sipërfaqja dhe pistat e ulje-ngritjes: sipërfaqe me bar artificialisht e drenazhuar. Kishte një pistë ngritjeje-uljeje V / J e matur rr.. 1005 x 75 metra, por nuk ka informacion mbi natyrën e pistës – e asfaltuar apo e paasfaltuar. Një pistë për drejtim avioni në tokë lidhte fundin Verior të pistës së ngritje-uljeve me kufirin Lindor.

Karburanti dhe municionet: të disponueshëm dhe të besueshëm të ruajtur në cepin juglindor.

Infrastruktura: kishte 4 hangarë në cepat në verilindje) dhe juglindje. Disa baraka u grupuan në cepat në verilindje dhe veriperëndim, ka gjasa që këto u përdorën për ofiçina dhe akomodime.

Shpërndarja për vrullin e avionit: ishin 4 – në veriperëndim, perëndim, veri dhe lindje – dhe të paktën disa prej tyre kishin strehim avionësh.

Mbrojtjet: me 2 pozicione të rënda dhe 2 të lehta kundërajrore, të gjitha 1.5 km nga zona e uljes.

Vërejtje:

Prill 39: përshkruhet si pistë e vogël ulje-ngritjesh për fluturime mbi këneta për dezinfektim.

40 tetor: “Shjac” (Shijak-u) përshkruar si shesh shumë rudimentar uljesh ose si pistë ulje-ngritjesh pa infrastrukturë. Listuar si një nga 6 aerodromet në Shqipëri të përfunduara ose ende në ndërtim e sipër.

29 maj 43: në aerodrom dukeshin bombardues dhe gjuajtës italianë.

16 gusht 43: pas sigurimit të pëlqimit italian, Lë-ja (inicialet për “Luftëaffe”) filloi zhvillimin e aeroportit.

Shtator 43 – 1944: pjesa më e madhe e veprimtarisë në Shijak lidhej me riparimin ose shpëtimin e avionëve italianë të kapur nga gjermanët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Dalmaci të Jugut, sidomos të bombarduesve “BR.20” dhe “Caproni”.

17 tetor 43: në aeroportin në Shijak u panë 12 gjuajtës, 3 biplanë të vegjël, 5 automjete transporti, 1 avion i paidentifikuar dhe 14 bombardues italianë.

1 nëntor 43:, me sa dukej, zona e uljes ishte pluguar, por pista e ulje-ngritjeve ende ishte në shërbim.

Nëntor 43: përgatitur për heqjen e minave të paplasura, të vërejtura në pistën e ulje-ngritjeve.

15 Nëntor 43: vlerësimi i “Allied Sunset” thotë që Shijaku po lihej vetëm me një detashment të vogël kujdestarie për të mbetur atje.

Dhjetor 43: njësitë u nisën gradualisht dhe pista pas kësaj u përdor kryesisht nga avionë transit.

10 dhjetor 43: “Lë.-Kdo. Südost” njoftonte se 11 bombarduesit “BR 20” në Shijak ishin gati për t’u marrë dhe për t’u çuar diku tjetër.

25 prill 44: u goditën nga ajri aerodromi i Shijakut dhe pozicionet e tij kundërajrore – nuk raportohen dëme.

21 maj 44: si rezultat i një sulmi me gjuajtës-bombardues u dëmtuan 1 hangar, 10 automjete transporti dhe u vranë 3 veta.

Njësitë operacionale:

Italian (Regia Aeronautica): 42º Gruppo BT (maj-shtator 43): 43º Gruppo BT (maj 43): 73º

Gruppo OA (gusht-shtator 43): 120ª Squadriglia OA (qershor, tetor 40): 363ª Squadriglia CT (tetor 40).

Luftëaffe: pa u identifikuar.

Komanda të stacionuara: Fl.H.Kdtr. E 71/XI (gusht 43 – mars 44).

Njësi të stacionuara (në data të ndryshme – jo të kompletuara): Nga aerodromi i Tiranës pak njësi pa dyshim ishin stacionuar në Shijak. Nuk ka qenë e mundur të përcaktohet se në cilën nga dy aerodromet ishin bazuar këto njësi.

Box / Aerodromi i Durrësit sipas historianit Henry L. deZeng IV

Aerodromi i Durrësit

Të dhëna të përgjithshme: stacion hidroplanësh në bregdetin e Shqipërisë qendrore 30.5 km në perëndim të Tiranës dhe 1 km juglindje të qendrës së qytetit të Durrësit.

Histori: përdorur nga hidroplanë italianë gjatë luftës dhe gjermanët synuan të bënin të njëjtën gjë pasi Italia u dorëzua më 8 shtator 43, por planet ndryshuan dhe nuk u gjet asnjë regjistrim i ndonjë njësie të Lyftvafes të bazuar këtu.

Ankorimi: strehuar me hapësirë të bollshme për ngritje dhe ulje.

Hidroplanët qëndronin në spirancë në cepin e juglindor të portit midis skelës prej druri dhe dallgëthyesit.

Infrastruktura: nuk u gjet asnjë informacion.

Vërejtje:

Tetor 43 – Tetor 44: porti i Durrësit, si dhe pozicionet kundërajrore dhe të radiolokacionit përreth tij ishin objektivat e vetëm në Shqipëri që u sulmuan vazhdimisht nga aeroplanët aleatë të bazuar në Itali.

Komandat e stacionit: Fl.Pl.Kdo. C 138 / XI (janar-shkurt 1944).

Njësitë e stacionit (në data të ndryshme në afërsi të Durrësit, portit të tij dhe stacionit të hidroplanëve – nuk u kompletuan): elemente të I./Flak-Rgt. 9 (shtator-dhjetor 1943); pjesë e I./Flak-Rgt. 8 (dhjetor 1944- gusht 1944 ?); 4./gem.Flak-Abt. 475 (janar 1944); pjesë e le.Flak-Abt. 885 (v)?

Baza ajrore austro-hungareze e hidroplanëve në Luftën e Parë Botërore nëpërmjet fotove

Aviacioni Detar Austro-Hungarez në Adriatikun jugor në vitet në Luftës së Parë Botërore (1913-1918), i kushtoi rëndësi portit të Durrësit. Sipas dokumenteve të arkivave të Vjenës, në mars 1916, në Durrës u ndërtua një pikë shërbimi për hidroplanët . barkat fluturuese ,gjermanisht: “Flugstützpunkte Durazzo” (FSP) – baza ajrore Durrës, që shërbente për furnizime me karburant, riparime të vogla dhe si strehë në mot të keq].“Hansa-Brandenburg Ë.13” ishte hidroplan bombardues që u prodhua në Gjermani në vitin 1917 dhe u përdor nga marina austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore.

Nga Mark Brunga