19.11.2019 - 18:36
Një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua të moshuar 65-vjeçare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.