23.11.2019 - 17:50
Një person ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti, të regjistruar pasditen e sotme (23 nentor) rreth orës 16:45, në autostradën Milot-Rrëshen.
Sipas policisë një automjeti ka përplasur një këmbësor, ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes këmbësori ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i identifikuar si A.N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit si dhe për të identifikuar viktimën.