MENU
klinika

3 të plagosur

Aksidenti tragjik në Tiranë u merr jetën 2 adoleshenteve

10.11.2019 - 09:05

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën dy vajzave adoleshente në Tiranë. Ngjarja ndodhi në aksin e vjetër në Berzhitë të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se një automjet, që drejtohej nga shtetasi me inicialet F. SH.,18 vjeç, ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, shtetaset me inicialet D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 18-vjeçari me inicialet F. SH., së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.Drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, Francesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.

Drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.