MENU
klinika

"Ndihem si në një qytezë Turqie"

Aktori i njohur i serialit “Çukur” vjen për herë të parë në Shqipëri!

16.11.2019 - 12:03

Një nga aktorët më të njohur të kinematografisë turke ishte dje i ftuar në emisionin “Rudina”.

Ercan Kesal, i njohur në Shqipëri si baba Idrizi në serialin “Çukur”, erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe tha se ndihet si në shtëpi.

 “Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, tha ai.

Vitin e kaluar seriali i njohur “Çukur” është shpallur seriali turk më i mirë i vitit në ceremoninë e “Çmimeve Pantene Flutura e Artë”.

Ercan Kesal nuk është vetëm aktor, është mjek, regjisor, madje dhe shkrimtar shumë i njohur në Turqi. Edhe pse nuk ka asnjë libër të përkthyer në gjuhën shqipe, ai ka treguar se qëllimi i tij është që librat e tij të përkthehen edhe në gjuhën shqipe.

“E kam si qëllim që të përkthej libra në shqip, deri tani nuk kam. Do të takoj një shtëpi botuese këtu në Shqipëri, për të përkthyer librat në shqip”.

Ercan Kesal është i martuar me aktoren e njohur Nazar Eksen, e cila gjithashtu është bërë e njohur për teleshikuesit shqiptarë në filmin “Zonja Fazillet dhe të bijat”.