MENU
klinika

Nuk harron të ngushëlloj shqiptarët në shqip

Aktori i njohur turk kujton tmerrin e tërmetit në Turqi

30.11.2019 - 10:59

Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Përmes një postimi, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish.

Untitled 2

“Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mire. Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”- shkruan Tolgahan.

Në vitin 1999 si pasojë e nje tërmeti në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 persona. Kujtojmë që aktori i njohur turk është martuar me ish Miss-in shqiptar Almeda Abaza me të cilën ka edhe një djalë disa muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN