MENU
klinika

Zbulohet gjinia dhe emri i vogëlushit

Aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë

19.11.2019 - 17:29

Aktorja Hazal Kaya, të cilën shumë e njohim si Nihal nga roli i saj në serialin “Dashuri e ndaluar’, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi për shtatzëninë e aktores është bërë i ditur nga mediat turke në muajin prill, ndërsa aktorja e ka zbuluar pak javë më vonë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

foto galeri

Së fundmi, mediat turke kanë zbuluar se aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që me sa duket qenka një djalë. Po ashtu, është zbuluar edhe emri i bebushit, të cilin Hazal e ka quajtur Fikret shkruan Class.

Nuk dihet pse kjo zgjedhje, megjithatë turqit zakonisht preferojnë të qëndrojë te tradicionalja kur bëhet fjalë për vendosjen e emrave të fëmijëve. Hazal dhe partneri i saj, Ali Atay janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Ata u martuan në shkurt të këtij viti, pas 5 vitesh lidhje.

 

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?