MENU
klinika

Studim i OSBE-së

Alarmante/ Krimi ‘mbërthen’ dy qytetet

03.11.2019 - 20:34

Qytetet e Vlorës dhe Shkodrës, edhe këtë vit, vlerësohen si qarqet më të rrezikuara nga kriminaliteti.

Ky është përfundimi i një studimi të mbështetur nga OSBE për sigurinë publike.

Vlora dhe Shkodra janë qarqet më të rrezikuara nga krimi në Shqipëri, sipas mendimit të qytetarëve në një studim të mbështetur nga OSBE.

37 % e qytetarëve të pyetur kanë vlerësuar se policia e Vlorës është e pasukseshme në parandalimin e krimit, ndërsa 33.63% thonë se ka dështuar në kapjen e autorëve të krimeve.

9.45% e të pyeturve pretendojnë se janë vjedhur 12 muajt e fundit, ndërsa e njëjta masë qytetarësh të Vlorës, kanë pranuar se janë kërcënuar fizikisht, por shumica nuk e ka raportuar në Polici.

Vlora, prej vitesh, qëndron në krye të qarqeve më problematike për kriminalitetin, por të dhënat sipas zëvendësministrit të Brendshëm tregojnë një përmirësim në vazhdimësi të situatës.

Në 10 muaj, Vlora është tronditur nga vrasje e atentate. Disa nga këto ngjarje mbeten pa autorë, sikurse edhe të tjera ngjarje të bujshme ndër vite.

Për zbardhjen, Hodaj kërkon që policisë ti lihet koha e duhur.

Edhe për vitin 2018, Vlora ishte qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend me 57 mijë raste të kallëzuara në Prokurori.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit