MENU
klinika

"Do të mjekohem, po bëj gjithçka mundem”

Ariana Grande sëmuret keq, shqetëson fansat…

19.11.2019 - 15:42

Ariana Grande ka shqetësuar fansat sot pasi ka bërë me dije përmes disa postimeve në Instagram, se është sërish e sëmurë!

Këngëtarja e njohur prej kohësh ka treguar se vuan nga probleme shëndetësore që e detyrojnë të anulojë edhe koncertet.

Ajo shprehet sot se u zgjua me dhimbje në trup dhe ndihet shumë në ankth gjatë gjithë kohës.

“Le të vazhdojë shfaqja! U zgjova me dhimbje sot. Do të mjekohem. Po bëj gjithçka që mundem”, shkruante Ariana në një postim në Instastory të cilin e fshiu më pas për të publikuar jnë tjetër:

“E fshiva sepse jam në ankth dhe thjesht dua t’i rregulloj gjërat. Do të takoj sërish doktorin”, vijon postimi i radhës.

Që prej koncertit të fundit në Londër, gjendja shëndetësore e Arianës nuk është përmirësuar.

“Mund të këndoj pa problem, por ndjej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të mar frymë gjatë performancës”, shprehej këngëtarja në postimin e saj në Instastory.