MENU
klinika

"Të jepet dënim maksimal"

Arrestohet Redjan Rraja, deputeti i PS-së sqaron lidhjen e gjakut me të

05.11.2019 - 13:09

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar mbi arrestimin e Redjan Rrajës, si një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Andi Malokut dhe Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi”.

Në lidhje telefonike me disa media në vend, deputeti Rraja sqaroi lidhjen e gjakut me Redjan Rrajën, duke thënë se janë më shumë se brez i tretë, ndërsa shtoi se policia duhet të japë dënim maksimal për të dhe të gjithë ata që janë përfshirë në atentat.

“Është një ngjarje shumë e rëndë, për mua pak rëndësi ka kush mund të jetë ai person, por policia tani i ka të gjithë të drejtat e veta për të vendosur drejtësi. Duhet të marrë dënim maksimal.

Babai im, Rexhepi, me gjyshin e Redjanit, janë vëllezër për babe. Pra, i bie më shumë se brez i tretë, por unë dënoj veprimin, por jo se çfarë brezi jam unë.
Me mbiemrin Rraja ka më duket edhe në Berat e Lushnje, megjithatë, ne kemi lidhje gjaku, por jemi me mbi 150 persona me këtë mbiemër në Nikël.”

Rraja mohon të ketë patur komunikim me Redjanin si dhe të ketë patur kontakt me të gjatë fushatës.

“Nuk e njoh fare prokurorin, asnjërin prej tre personave që ishin në makinë nuk i njoh. Unë jam shumë i qetë personalisht, gëzoj respekt dhe kam përkrahje masive në komunitet, jo vetëm në Krujë, por kudo që kam kontakt. Jam një preson që dua të bëj vetëm detyrën.”

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin