MENU
klinika

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm

Arta Marku hap letrat, rrëfen takimin me Ramën: Ja ç’farë folëm për protestat e PD

13.11.2019 - 10:35

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku para KLP ka treguar se me kryeministrin Rama ka pasur disa takime.

Ai tregon se takimi i fundit në kohën e protestave të opozitës është bërë për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.

“Janë disa takime me kryeministrin, pasi ai drejton disa komisione ku unë jam pjesë. Ka një grup pune që merret me mënyrën si do përfaqësohet Shqipëria në komitetin Manival dhe kryeministri është kryetar i këtij grup pune. Është koordinimi i punës për pastrimin e parave. Pra ka pasur disa takime.

Takimi i fundit është bërë në kohën kur opozita ishte në protesta dhe pati disa probleme, ku disa protesta degjeneruan në dhunë.

Kjo është arsye e takimit me mua dhe disa drejtues të tjerë.

Nuk ka qenë një takim raportues, pasi nuk ka një marrëdhënie të tille mes ekzekutivit dhe prokurorisë. Ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.”

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos