MENU
klinika

Edhe pse bashkëpunon me NATO-n...

As Britania nuk e përballon një luftë me Rusinë!

27.11.2019 - 17:29

Britania nuk do e përballonte dot një konflikt me Rusinë në Evropën Lindore.

Ky është përfundimi i hulumtimit të Institutit të Bashkuar Mbretëror të Shërbimeve.

Sipas tij, forcat tokësore britanike nuk kanë armatim të mjaftueshëm për një konflikt të mundshëm me Rusinë në Evropën Lindore.

Instituti i Bashkuar Mbretëror i Shërbimeve tha se forcat britanike dhe aleatët e saj në NATO kanë mungesë kritike të artilerisë dhe municionit në rast të konflikteve të armatosura dhe rrjedhimisht nuk do të mund të siguronin një pozicion të qëndrueshëm mbrojtës.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar punon ngushtë me NATO-n dhe se është e pajisur mirë për të marrë rol udhëheqës.

Rezultatet e këtij hulumtimi u publikuan pikërisht disa ditë para takimit të liderëve të NATO-s javën e ardhshme për shënimin e 70-vjetorit të krijimit të aleancës ushtarake.

Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera anëtare të NATO-s i kanë vendosur qindra trupa në Evropën Lindore për ta parandaluar rrezikun nga ndonjë sulm i mundshëm i Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Rreth 800 trupa britanike janë të vendosur tani për tani në Estoni, ndërsa grupi i parë i tyre ishte dërguar në këtë vend në vitin 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN