MENU
klinika

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm

Asnjë vend tjetër i NATO-s nuk ka vuajtur më shumë se Turqia…

03.11.2019 - 11:58

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se asnjë vend tjetër i NATO-s nuk ka pësuar aq sulme terroriste sa Turqia.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild am Sonntag të dielën, Stoltenberg tha se dhuna në veri të Sirisë ka filluar të bjerë dhe kjo mund të sjellë një zgjidhje politike.

“Duhet të pranohet se Turqia është një aleat i rëndësishëm,” tha ai. “Në luftën kundër ISIL, Turqia ka dhënë kontribute thelbësore për shkatërrimin fizik të të ashtuquajturit kalifat. Për më tepër: Asnjë aleat tjetër nuk po pret kaq shumë refugjatë sirianë, 3.6 milion në total. Dhe asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka vuajtur më shumë terroriste sulme sesa Turqia,” tha ai, duke përdorur një emër tjetër për Daesh.

Stoltenberg hodhi poshtë thirrjet e politikanëve të ndryshëm perëndimorë dhe grupeve lobuese anti-Turqi për të pezulluar anëtarësimin e Turqisë në NATO ose dëbimin nga aleanca, për shkak të veprimit të saj ushtarak kundër grupeve terroriste në verilindje të Sirisë.

Stoltenberg vuri në dukje gjithashtu se ndryshe nga Bashkimi Evropian, NATO nuk kishte asnjë mekanizëm që lejonte pezullimin apo edhe dëbimin e një shteti anëtar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me propozimin e ministrit gjerman të mbrojtjes për një zonë ndërkombëtare të sigurt në veri të Sirisë, Stoltenberg tha se ai e mirëpriti atë, por theksoi se të gjitha vendet në botë kanë përgjegjësinë për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Ai tha se ishte shumë herët të pretendohet që propozimi do të ishte i realizueshëm, duke thkesuar se nuk është e lehtë të marrësh vendimin për të dërguar trupa në Siri.

Turqia nisi Operacionin Pranvera e Paqes në 9 tetor për të eleminuar të gjitha grupet terroriste nga verilindja e Sirisë dhe për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit, duke i hapur kështu rrugën kthimit të refugjatëve sirianë.

Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kritikuan operacionin, duke shprehur shqetësime për një krizë të mundshme humanitare dhe paqëndrueshmëri në rajon. Pas kundërshtimit të fortë nga administrata e SHBA, Ankaraja dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje më 17 tetor për të ndalur operacionin, për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG / PKK nga zona e planifikuar e sigurt.

Më 22 tetor, Turqia gjithashtu arriti një marrëveshje me Rusinë për një plan 10-pikësh për të detyruar grupin YPG / PKK të tërhiqet nga zona e planifikuar pa terror.

Ankaraja ka shprehur vazhdimisht vendosmërinë e saj për të pastruar Sirinë veriore. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e konsideruar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës