MENU
klinika

Përplasje dhe dhunë

‘Astiri’/ Veliaj-banorëve: Nëse ke marrë paratë, ndalo sabotimin!

12.11.2019 - 09:43

Pas afatit të vendosur nga IKMT për lirimin e banesave të tyre, kjo e fundit ka nisur aksionin për prishjen e 33 objekteve, 8 prej të cilëve ditën e sotme në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Re.

Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi ishin paralajmëruar se dje do të ishte afati i fundit për të liruar banesat, si dhe ishin njoftuar se prishja e godinave do të niste rreth orës 4-5 të mëngjesit.

Madje, sot banorët i kanë dërguar një letër të ngarkuarës me pune, Leyla Moses ku i kërkojnë që të ndërhyjë dhe të ndalojë shembjen e këtyre banesave.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas nisjes së aksionit të IKMT për shembjen e objekteve në zonën e Astirit në kuadër të projektit për Unazën e Re.

“Nëse ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!”, shkruan Veliaj.