MENU
klinika

Refuzohet kërkesa e të arrestuarit

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

20.11.2019 - 11:07

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg, Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Redjan Rrajës u zhvillua sot (20 nëntor).

Rraja përmes avokatit të tij, Besnik Çerekja, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda.

kolana e librave

Nga ana tjetër prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” deri në përfundim të hetimit.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

Në makinë u gjendën edhe dy automatikë të cilët pas ekspertizës janë ata që janë përdorur në vendngjarje.